Pajoviq: Do ta dorëzojë padinë për incidentin në Kuvend

Kryetari i Kuvendit ,Darko Pajoviq ka kumtuar se për shkak të shkeljes së Kodeksit Etik do të paraqesë padi penale për incidentin që ka ndodhë të hënën në parlament.

Pajoviq para Këshillit për të drejtat e njeriut do të paraqesë së paku 5 deputetë të cilët i cilëson fajtor për incidentin në Kuvend.

Ai për media tha se ankesën do ta bëjë si Kryetar i Kuvendit , në përputhje me kodeksin e këtij institucioni, dhe u kërkoi falje qytetarëve për shkak të skenave jo të hijshme në Kuvend./Malësia.ME/

Shperndaje