Vlahoviq në Prishtinë flet për demarkacionin (Video)

Ish shefi i diplomacisë së Malit të Zi, Miodrad Vlahoviq është ftuar nga ministria e Jashtme e Kosovës, për të treguar se si e sheh integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Por nuk mund ta lë pa e përmendur cështjen aktuale të demarkacionit midis dy vendeve, që po kundërshtohet nga opozita kosovarem transmeton Bota Sot.

Vlahoviq, megjithatë pranon se Podgorica nuk e refuzon një marrëveshje të re, por se për disa arsye i qëndron besnike ujdisë së nënshkruar nga dy palët më 26 gushtit, 2015 në Vjenë.

Diplomati malazez, nuk preferoi të flas gjatë per kushtin që BE-ja i ka vendos Kosovës, që në shkëmbim të heqjes së vizave, ta bëjë ratifikimin i demarkacionit.

Vlahoviq, tha se për këtë logjikë duhet të sqarohen ata që e imponuan atë.

Por e bën të qartë se pranimi i pavarsisë së Kosovës, ishte një nga aktet me te rëndësishme diplomatike të Podgoricës zyrtare, të cilin vështirë e pranon Serbia.

Pos këtyre, në ligjërimin e tij ish-ambasadori në SHBA, vlerësoi se Kosova e Mali i Zi, duhet të thellojnë bashkëpunimin e të ndërmarrin iniciativa të përbashkëta që ta përshpejtojnë integrimin në BE./Botasot/

Shperndaje