Prej 10 – 17 korrik regjistrimet në Universitetin e Prishtinës

Njoftohen të gjithë kandidatët e interesuar për aplikim në programet studimore të fakulteteve në Universitetin e Prishtinës se konkursi për pranimin e studentëve të ri për vitin akademik 2017/18 në nivelin bachelor do të hapet me datë 10.7.2017 dhe do të mbyllet me datë 17.7.2017, kështu mësohet nga faqja zyrtare e Universitetit të Prishtinës.

Me rastin e paraqitjes, kandidatët duhet të kenë këto dokumente:

a) Ekstraktin e lindjes (origjinal),
b) Dëftesat e të gjithë klasave të shkollës së mesme (origjinal ose të noterizuara),
c) Diplomën e kryerjes së shkollës së mesme ose dëftesën e maturës, nëse ka pasur provimin e maturës (origjinal ose të noterizuar),
d) Kopjen e letërnjoftimit,
e) Fletëparaqitja e plotësuar shkarkohet gjatë aplikimit online nga Interneti: Vezga (Linku) për konkurrim online përmes Internetit është: http://apliko.uni-pr.edu
f) Pagesën prej 2.5 Euro
Forma e pagesës shkarkohet dhe shtypet nga ueb-faqja e Universitetit të Prishtinës, ndërsa pagesa bëhet në bankë,
g) Vendimi mbi njohjen e shkollimit jashtë vendit.
http://apliko.uni-pr.edu

Për informata më të hollsishme mund të kontaktoni këta persona:
-Valon Dasharami (nr. 069519702), Sekretar Gjeneral në Ministrin e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave,
-Marash Dukaj (nr. 067203840),
Drejtor Gjeneral për çështje të pakicave në Ministrin e Arsimit,
-Leon Gjokaj ( nr. 069318000),
Drejtor Gjeneral, për pakica pranë Ministrisë e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!