Demarkacioni me Malin e Zi: Gaz lotsjellës në Komisionin e Jashtëm (Video)

Gazi lotsjellës është rikthyer sërish në Parlamentin e Kosovës. Gazi është hedhur nga Driton Caushi i Lëvizjes Vetëvendosje , i cili më vonë përfundoi në pranga.

Shkak u bë shqyrtimi i projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror mes Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, i cili u votua edhe pas incidentit që ndodhi në Komisionin e Jashtëm.

“Projektligji u votua dhe u procedua për në Kuvend”, kjo ishte deklarata e kryetarit të Komisionit Elmi Reçica.

Në seancë, ku u diskutua gjatë kufiri me Malin e Zi, nuk mungoi debati i ashpër e po ashtu fyerjet mes anëtarëve të mbledhur të Komisionit. Në kohën kur në Komision u hodh gazi lotsjellës, ndërtesa e Qeverisë së Kosovës ra pre e sulmeve me gurë ku u thyen xhama të godinës.

Por miratimi marrëveshjes se Demarkacionit është kusht për liberalizimin e vizave nga Bashkimi Europian, që pritet të miratohet para vizitës se zv.presidentit amerikan, Joe Biden, i cili do të jetë në Prishtinë më 17 gusht, ku do të takohet me krerët kryesorë politikë në vend.

Marrëveshja për kufirin kontestohet nga banorët e asaj zone, po ashtu nga ekspertët dhe opozita. Këta të fundit kanë paralajmëruar se do të bëjnë rezistencë të fuqishme për të parandaluar miratimin e këtij projektligji. /Top Channel/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!