Medojeviq: FD, nuk do të bojkotojë zgjedhjet

Anëtari i kryesisë së FD, Nebojsha Medojeviq, ka përjashtuar mundësinë që fronti të bojkotojë zgjedhjet parlamentare që do të mbahen me 16 tetor. Ai ka pohuar se FD nuk e interesojnë paralajmërimet për daljen nga qeveria e besimit zgjedhor të treshes opozitare e as bojkotimi eventual i zgjedhjeve nga këto parti.

Mali i Zi nuk ka kohë që asnjë ditë më të pres ndryshimin e regjimit. Ne jemi duke u përgatitur plotësisht për zgjedhje, ka thënë Medojeviq, për gazetën Pobjeda.

Ai ka paralajmëruar se FD së shpejti do të përfundojë aktivitetet përgatitore lidhur me zgjedhjet, siç janë programi zgjedhor dhe përbërja e listës së deputetëve.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!