Zgjedhjet dhe partitë shqiptare në Mal të Zi (Video)

Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi, të parashikuara për në tetor do të mbahen me kodin e vjetër zgjedhor. Ky kod është në disavantazh të partive shqiptare, të cilat thonë se komunitetit shqiptar i takojnë më shumë vende në Parlament sepse përbëjnë 5% të popullsisë.

Kryetari i UDSH-së, Mehmet Zenka ai Forcës, Nazif Cungu dhe i PD, Fatmir Gjeka thonë që ky ligjë zgjedhorë është i një anshëm diskriminues dhe në kundërshtim me kushtetutën e Malit të Zi.

Edhe pse në këtë kuadër ligji zgjedhor i kushtëzon partitë e vogla shqiptare që të ribashkohën për të hyrë në parlament megjithatë vetë përfaqësuesit politik janë skeptik në arritjen e këti objektivi.

Kryetari PD, Fatmir Gjeka thotë që nuk mendon se do të dalin të gjithë sëbashku në një kolonë, për shkak se veprimet e disa individeve dhe partive kanë çuar që partitë nacionale të jenë largë dhe nuk mund të jenë afër për të shkuar në një listë.

Kryetari i UDSH, Mehmet Zenka thotë që kanë pas filluar disa inciativa nga Forca dhe PD që të bëhet një trup kordinues dhe të punohet një platformë e përbashkët dhe pas disa takimeve kjo iniciatië u ndalë në momentin kur rregulluan pozitat e vetë në qeveri.

Dalja e shum subjekteve të cilat nuk do ta arrisin koficientin 0.7% shkon në disfaforë, por shpresoj se kemi kohë të vazhdojmë me negociata të cilat veç kanë filluar për të dalur me një listë, thotë kryetari i Frocës dhe i Ulqinit, Nazif Cungu.

Për më shum ndiqni kronikën e Zërit të Amerikës:

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!