Vazhdojnë punimet në ujësjellësin për zonën e Hotit

Drejtoria e Punëve Publike ka shpallur tenderin për ndërtimin e rezervuarit në Skorraq, pompave dhe pusetave në rrjetin dytësor të ujësiellësit për fshatrat Spijë dhe Skorraq në bashkësinë lokale të Hotit.

Tenderi ka vlerën prej 80.000 Euro dhe do të realizohet sipas projektit kryesor të përgatitur nga Ujësjellësi dhe Kanalizimet dhe reviduar nga ”Hidrofokus” nga Podgorica. Ofertat dorëzohen deri më 10 shtator.

Nik Gjeloshaj iniciator për realizimin e këti projekti, shprehi kënaqësi që projekti po realizohet dhe që jeta e banorëve në bashkësinë lokale të Hotit do të përmirësohet dhe do kenë ujin në shtëpitë e tyre dhe nuk do të ketë nevojë të furnizohen me cisterna dhe mjete tjera si deri tani./Malësia.ME

Shperndaje