Viti shkollor fillon me 4 shtator

Ministria e arsimit ka miratuar kalendarin shkollor sipas të cilit fillimi i mësimit do të startojë të hënën me 4 shtator , dhe do të përfundoj të merkurën me 13 qershor 2018.

Puna arsimoro-edukative do të ndahet në 4 periudha klasifikuese , ku e para fillon me 4 shtator dhe përfundon me 1 nëntor, kurse e dyta fillon me 6 nëntor dhe përfundon me 29 dhjetor, kur fillon pushimi dimëror.

Periudha e tretë fillon me 22 janar dhe përfundon me 30 mars, kurse  katërta fillon me 2 prill dhe përfundon me 13 qershor.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!