Fuqizimi i bashkëpunimit në fushën e politikave të regjistrimit në Universitetet e Kosovës

Rëndësia e intensifikimit të bashkëpunimit në fushën e arsimit, fuqizimi i tij ndërmjet Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës në aspektin e shkëmbimit të studentëve, si dhe avancimi i mëtejm i politikës së regjistrimit të studentëve nga Mali i Zi, ishte poashtu në fokus të bisedimeve të ministrit të drejtave të njeriut dhe të pakicave Fatmir Gjeka me rektorin e Universitetit “Hasan Prishtina” prof.dr. Naser Sahiti.

Në këtë takim u tha se Universiteti “Hasan Prishtina” ka bashkëpunim të shkëlqyer me 200 universitete në nivel global, duke shprehur interesimin për përmirësimin e bashkëpunimit me Universitetin e Malit të Zi, duke e konsideruar të rëndësishëm për të dy vendet dhe potencialin e përgjithshëm që lidh dy vendet mike.

Ministri Gjeka ka propozuar shkëmbimin më të madh të studentëve, profesorëve, si dhe të ideve dhe projekteve që do të avancojnë më tej marrëdhëniet e mira fqinjësore mes dy vendeve.

Në takim u ra dakord për shkëmbimin e përvojave të projekteve të financuara nga fondet e BE-së, ku preferohen projektet nga grupi i aplikuesëve krahasuar me pjesëmarrjen individuale.

Gjatë këtij takimi, është përshëndetur nënshkrimi i Memorandumit me Universitetin e Zyrihut, duke e konsideruar të rëndësishëm për rajonin.

Poashtu u bisedua edhe lidhur me kuotat e studentëve shqiptarë nga Mali i Zi, e cila përfshin 58 studentë në 14 fakultete.

Me këtë rast është rikujtuar se afati i dytë i regjistrimit fillon më 10 shtator të vitit rrjedhës.
Në këtë takim ishte e pranishme edhe drejtuesja e punës a.i e ambasadës së Mali të Zi në Republikën e Kosovës Fedisa Daciq.
Në fund të takimit u ra dakord për intensifikimin e bashkëpunimit të mëtejshëm në fushën e arsimit.

Shperndaje