Ramush Haradinaj zgjidhet kryeminister i ri i Kosoves

Me 61 vota për, një abstenim dhe pa praninë e opozitës, Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Qeverinë e re të Kosovës, me në krye, Ramush Haradinajn.

Qeveria Haradinaj është zgjedhur për mandatin e ardhshëm katër vjeçar. I gjithë procesi i zgjedhjes është kritikuar ashpër nga opozita. Në votim nuk kanë marrë pjesë deputetet e LDK, Alternativës dhe Vetëvendosjes që e kanë lëshuar sallën e Kuvendit.

Ka qenë Lista Serbe që ka plotësuar kuorumin e votave, që sjell në pushtet koalicionin PAN, i drejtuar nga ish-komandantët e UÇK-së.

Në fjalën e tij në fillim të seancës parlamentare, kryeministri Haradinaj prezantoi prioritetet e kabinetit të tij, që do të jenë: forcimi i rendit dhe ligjit, anëtarësimi në NATO, integrimi, dialogu me Serbinë.

Shperndaje