Së shpejti takim mbi ndarjen territoriale

Krerët e Kryeqytetit do të takohen në ditët e ardhshme me drejtuesit e kumunës së Tuzit dhe do të diskutojë mbi ndarjen territoriale të Podgoricës me komunën e sapoformuar të Tuzit.

Në Tuz pretendojn se kompania ”Deponija” është në territorin e tyre dhe presin që të kenë disa përfitime dhe të mbledhin të ardhura nga funksionimi i kësaj kompanie.

Kryetari i Podgoricës, Ivan Vukoviq tha për “Dan” se ai pretë marrëveshjen me krerët e Komunës së Tuzit.

Mendoj se këtë dhe çështje të ngjashme do ti zgjidhim në komunikim të mirë me ta. Fakti që ata po kërkojnë përfitime ose mbledhjen e të ardhurave nga kompani ”Deponija” është shumë herët për të folur për detaje derisa të ulim dhe të flasim – tha Vukoviq.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!