Ambasadori i ri i Kosovës, dorëzoi letrat kredenciale presidentit Gjukanoviq

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq në rezidencën e tij në Cetinje priti në takim ambasadorin e sapoemëruar dhe të plotëfuqishëm të Republikës së Kosovës Ylber Hysa për të marrë letrat kredenciale.

Ambasadori Hysa pas përfundimit të mandatit të tij në Maqedoni është emëruar edhe për një mandat ambasador në Mal të Zi.

Hysa është emëruar ambasadori i Kosovës në Podgoricë në vend të Skender Durmshit./Malësia.ME/

Fotografia e Milo Đukanović
Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!