Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve më së largu deri të hënën

0

Komisioni zgjedhor i shtetit do të duhej që më së voni deri të hënën të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare dhe të zgjedhjeve lokale të mbajtura me 30 gusht.

Zëdhënësi i Komisionit zgjedhor të shtetit , Mersudin Dautoviq , ka deklaruar për agjencinë MINA se zgjedhjet do të përsëriten në një vendvotim në Petnicë të cilat do të mbahen nesër.

“Afati për dorëzimin e ankesave është 72 orë , respektivisht deri të dielën në mbrëmje, por shpresojmë se nuk do të ketë ndonjë vërejtje” , ka theksuar Dautoviq. Ai ka shtuar se brenda afatit 12 orësh , kur skadon afati për dorëzimin e ankesave , duhet të shpallen zgjedhjet përfundimtare.

“Pra kjo duhet të ndodh të hënën në mëngjes ose ndoshta edhe të dielën në mbrëmje, nëse deri në ora 20 nuk do të kemi informata për paraqitjen e vërejtjeve ose ankesave, ka theksuar ai. Kryetari i Komisionit zgjedhor komunal ,Adis Durakoviq , ka deklaruar se në vendvotimin në Petnjicë, në të cilin do të përsëritet votimi, janë të regjistruar gjithsejtë 427 votues.

error: Të drejtat e rezervuara !!