Camaj i gatshëm të bisedoj me DF, Gjeka haptas i jep përkrahje Gjukanoviqit

Thirrjes së Frontit Demokratik për bashkim, e cila u pranua nga Koalicioni КЉУЧ, ju shtua edhe pranimi i disa subjekteve tjera. Siç shkruan e përditshmja “Dan”, ftesën e ka pranuar edhe Lista e Lidhjes Demokratike e kryesuar nga Nikollë Camaj i cili shprehi gatishmërinë për të hyrë në bisedime me këto subjekte. Njëkohësishtë këtë thirrje e kanë pranuar edhe Nusret Kallaç nga lista Boshnjake dhe Partia Radikale Serbe.

Deputeti Nik Gjeloshaj nga lista “Shqiptarët të Vendosur” për përditshmen “Dan” shprehet që nuk kanë partner parazgjedhor dhe nuk duan të jenë pjesë e kësi lloj bisedave.

Ndërkohë që më herët i pyetur nga Gazeta “Vijesti” mbartësi i listës së Koalicionit “Shqiptarët të Vendosur”, deputeti Genci Nimanbegu, u shpreh qartazi se me këdo parti që do të vi nesër në pushtet mundësia për marrëveshje paszgjedhore, do të ndodh vetëm përmes ndërmjetësimit të faktorit ndërkombëtar. Kjo pasi garantë për zbatimin e marrëveshjes në të ardhmen, sipas Nimanbegut, mund të jetë vetëm ky faktor.

gjeka_djuka
Në anën tjetër në vizitën e Milo Djukanoviq  në Selitë të Ulqinit u shfaq edhe Fatmir Gjeka, kryetar i Partisë Demokratike, së bashku me pjesëtarët e DPS-it që erdhën ta vizitojnë këtë fshat, gjë që është e pazakontë që një kandidat nga njëra listë i jep haptas përkrahje një kandidati konkurrent gjatë fushatës zgjedhore, çka ven në dyshim qëllimet e listës “Me një Qellim”.

/lajm.me/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!