De Biasi shpall listën, ka risi në Kombëtare

Trajneri i kombëtares Gianni De Biasi, ka shpallur listën prej 25 futbollistëve për miqësoren vëllazërore me Kosovën me 13 nëntor në Prishtinë dhe më 16 nëntor, në Tiranë me Gjeorgjinë.

Në listën e De Biasi ka dy risi, për herë të parë në Kombëtare janë ftuar Rey Manaj dhe Frederik Veseli.

Mungon sërish Mërgim Mavraj, i cili ka rifilluar të stërvitet, por nuk është bërë gati ende për lojë, në listë mungojnë emra si Ergys Kaçe, Alban Meha, Burim Kukeli dhe Hamdi Salihi.

“Kam grumbulluar për këtë sfidë 25 futbollistë. Janë dy miqësore ku do të testojmë disa lojtarë të rinj duke parë gjendjen e të gjithëve dhe duke u përpjekur të risim nivelin e lojës tonë”.“Do punojmë fort që të përmirësohemi akoma më shumë dhe të jemi gati për Europianin. Siguruam miqësoren me Gjeorgjinë pasi ishte e vetmja skuadër e disponueshme dhe ekipet e tjera që kërkuam nuk ishin të lira”.“Disa nga lojtarët e përhershëm i kam lenë pushim pasi edhe kanë pasur probleme fizike, si Kukeli, apo Mavraj që është pothuajse gati për të luajtur”.

Në listën e De Biazit bie në sy prania e dy lojtarëve të rinj si Rei Manaj dhe Frederik Veseli të cilët veshin për herë të parë fanellën e Kombëtares.

Lista e lojtarëve

Etrit Berisha
Alban Hoxha
Orges Shehi
Ansi Agolli
Arlind Ajeti
Naser Aliji
Lorik Cana
Berat Gjimshiti
Elseide Hysaj
Federik Veseli
Amir Rahmani
Andi Lila
Amir Abrashi
Migjen Basha
Sabien Lilaj
Ledian Memushaj
Taulant Xhaka
Herolind Shala
Ermir Lenjani
Bekim Balaj
Sokol Cikalleshi
Odise Roshi
Shkelzen Gashi
Armando Sadiku
Rei Manaj
Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!