Fronti Demokratik dhe Pozitivna kundër “Komunës pa referendum”

Përfaqësuesit e opozitës kanë paralajmëruar se nuk do të përkrahin propozimin që komunat në kuadër të kryeqytetit e Tuzit dhe Gollubovcit të fitojnë statusin e komunës pa referendum. Nga Fronti Demokratik dhe Pozitivna kanë thënë se nuk duhet të lejohet formimi i komunave me procedur të shkurtuar, shkruan Vijesti.

Ky reagim vjen pas amandamenteve të dorëzuara nga deputetit shqiptar në Parlamentin e Malit të Zi, z. Nik Gjeloshaj, i cili ka kërkuar që komunat në kuadër të kryeqytetit të kenë mundësi të shkëputën pa patur nevoj referendum dhe procedura të tjera, por që kjo të vendoset me vullnet të kuvendit komunal.

Deputeti Gjeloshaj gjithashtu ka kërkuar që komuna të quhet Malësia/Tuz, që kryeqyteti duhet të sigurojë buxhetin operativ të cilin e vendos kuvendi i komunës së Malësisë, që mosmarrëveshjet eventuale mes komunës dhe kryeqytetit ti zgjidh qeveria dhe jo administratori i kryeqytetit.

“Askujt nuk duhet ti lejohet mundësia e votës së dyfishte, Tuzi duhet të bëhet komunë në qoftë se përbush kushtet ekonomike dhe në qoftë se qytetarët e duan këtë gjë” është shprehur për gazetën Vijesti deputetja e Frontit Demokratik, Branka Boshnjak.

Nuk është ndonjë risi qendrimi i Frontit Demokratik për Malësinë. Për momentin prioritet i tyre janë protestat në Podgoricë, kundërshtimi i anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, gjuejtja me gur e Ambasadës së Shqipërisë, kështu që nuk është çudi dyshimi që kanë për përmbushjën e kushteve ekonomike, për emrin Malësi, për referendumin e shumë gjëra tjera. /Malësia.ME/

Shperndaje