Kosova nuk pranohet në UNESCO (Video)

Në Asamblenë e Përgjithshme të mbajtur sot në Paris, Kosova nuk ka marrë mbështetjen e mjaftueshme që të pranohet në këtë organizatë shumë të rëndësishme.

Nga 142 anëtarë të Asamblesë së Përgjithshme që votuan 92 votuan pro Kosovës, 50 kundër dhe 29 shtete abstenuan. Numri që iu desh Kosovës për tu pranuar ishte 95, duke i munguar vetëm 3 vota.

Në mesin e vendeve të cilat kundërshtuan pranimin e Kosovës në UNESCO, ishin Spanja, Rusia,Kina, Siria,Palestina,Irani, Arabia Saudite, Indonezia, Kuvaiti, Algjeria,Libani, Maroko, Bahreini,India, Kazakistani, Bjellorusia, Korea e Veriut, Sllovakia, Uruguai, Venezuela, Indonezia etj.

Abstenimet erdhën nga: Bosnja, Kolumbia, Greqia, Nigeria, Peru, Polonia, Rumania, Singapori, Tunizia, Zambia, Trinidad dhe Tobago, Romania etj.

Ndërkohë që për pranimin e Kosovës ishin vendet si:

Belgjika, Kanada, Franca, Bullgaria, Belize, Irlanda, Islanda, Italia, Lituania, Malajzia, Pakistani, Panama, Norvegjia, Zelanda e Re, Portugalia, Çekia, Britania e Madhe, Sllovenia, Suedia, Zvicra, Tajlanda, Turqia, Afganistani, Shqipëria, Gjermania, Andorra.

Thaçi: Rruga e Kosovës është e pandalshme

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh edhe ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se shumica e madhe e shteteve të botës kanë votuar për Kosovën në UNESCO, mirëpo vetëm për tre vota nuk u fitua shumica absolute e nevojshme.

Thaçi ka thënë se rruga e Kosovës është e pandalshme drejt anëtarësimit të organizatave të tjera dhe se, Kosova do të aplikoj edhe një herë në UNESCO.

Postimi i plotë i Thaçit:

Shumica e madhe e shteteve të botës kanë votuar për Kosovën. Fatkeqësisht, për 3 vota nuk fituam shumicën absolute të nevojshme. Për 10 muaj fushatë, si konfidenciale, ashtu edhe të hapur, kemi dhënë maksimumin dhe ç’është me rëndësi edhe qytetarët dhe miqtë e Kosovës dhanë shumë. Rruga e Kosovës është e pandalshme dhe ne do të aplikojmë dhe do të anëtarësohemi edhe në organizata tjera, përfshirë UNESCO-n edhe një herë. Zoti ju bekoftë. Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës. HTH

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!