U mbajtë Festivalin i 25-të shqiptar në Nju Jork, nga vendlindja ishte e ftuar vetëm SHKA “Ana e Malit”

Festivali i Këngës e Valles Shqiptare në Amerikë që 25 vjet është një urë e fortë lidhëse midis vendlindjes dhe diasporës

Në Festivalin e 25-të shqiptar që u mbajt në Nju Jork, morën pjesë shumë shoqëri kulturore të diasporës shqiptare në Amerikë nga Shqipëria, Kosova, shqiptarët nga Mali i Zi, nga Maqedonia, Presheva, Bujanovci, Medvegja, Çamëria, Arbëreshët dhe Diaspora , kurse nga vendlindja ishte e ftuar vetëm SHKA “Ana e Malit”nga Ulqini.

Kështu në kulmin e aktiviteteve që po zhvillohen gjatë muajit nëntor në kuadrin 28 Nëntorit 1912 – Ditës së Flamurit – Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, New Yorku, mbrëm për 5 orë rradhë u zhvillua edhe festival që u bë vendtakimi i kulturave të të gjitha trevave shqiptare – brenda dhe jashtë trojeve etnike.

Festivali Shqiptarë, i sherben ruajtjes dhe kultivimit të muzikës, këngës e valles popullore tek shqiptarët e Amerikës, Folklori shqiptar po tregon, si ai është shpirti artistik i kombit tonë, ngjizur në rrjedhën e shekujve si pashaporta e tij etnike. Ai karakterizohet nga këto tri veçori” Lashtësia, unitetit dhe diversiteti”.

Paraqitja e SHKA “Ana e Malit” , para publikut ishte jashtëzakonisht dinjitoze dhe me meritë mori duartrokitje të panumërta nga të pranishmit.

Kjo shoqëri do të marr pjesë edhe në “Sofra Shqipe”, që do të mbahet më 22 nëntor të këtij viti, nën organizimin e Albis Party dhe Tv Blue Sky.Përveç SHKA “Ana e Malit”, në mbrëmjen e Sofrës Shqipe do të jetë i pranishëm edhe kryetari i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka.

Sofra Shqipe 2016 do të mbahet më 22 nëntor 2015, kurse edicionet e mëprashme janë mbajtur në Prizren, Ulqin dhe Shkodër./Malësia.ME/

Shperndaje