Cungu: Platforma e përbashkët e popujve pakicë deri në fund të javës

Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq, ka zhvilluar sot takime me përfaqësuesit e partive të cilat në zgjedhjet e 16 tetorit kanë siguruar statusin parlamentar.Në fund të takimeve Vujanoviq ka propozuar zëvendëskryetarin e Partisë Demokratike të Socialistëve (PDS), Dushko Markoviq, mandatar për formimin e qeverisës së re.

Nga përfaqësuesit e Koalicionit ”Shqiptarët të Vendosur” në takim me Presidentin ishin kryetari I Forcës së Re Demokratike Nazif Cungu,kryetari I Unionit Demokratik të Shqiptarëve Mehmet Zenka dhe Gjergj Camaj kryetar i Alternatiës Shqiptare.

Kryetari i Forcës Nazif Cungu pas bisedimeve me Vujanoviq tha se shpresojnë se qeveria do të formohet së shpejti.

Cungu tha se kanë biseduar për platformën dhe i kanë parashtruar të gjitha çeshtjet dhe kerkesat e shqiptareve të cilat për kryetarin e shtetit Filip Vujanoviq, nuk janë të panjohura.

Platforma e përbashkët e popujve pakicë do të hartohet deri në fund të kësaj jave ky është edhe afati i fundit.

Kur është fjalë për opozitën,Cungu tha se nuk kanë diskutuar ende asgjë./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!