FD: Fitorja e Trump lajm i mirë – Gjukanoviq: SHBA të vazhdojë forcimin e marrëdhënieve me Evropën

Kryeministri i Malit të Zi Millo Gjukanoviq , zgjedhjen e Donald Trump si president të SHBA-ve e sheh si vullnet të lirë të amerikanëve, dhe nuk pret ndryshime thelbësore në politikën e jashte të vendit.

Nuk ka dyshim se ajo është një fitore e rregullt dhe se marrëdhëniet në periudhën pas-zgjedhore do të zhvillohen ndryshe se në Mal të Zi. Duhet ti urohet fitorja dhe duhet shprehur dëshirën për vazhdimin e bashkëpunimit, është shprehur Gjukanoviq.

Është shumë e rëndësishme që SHBA të vazhdojnë forcimin e madhënjeve me Europën.Mendoj se avancimi i cilësisë në marrëdhëniet euroatlantike është çelësi për paqen dhe sigurinë e Evropës. Gjithashtu është e rëndësishme që përmes këtij partneriteti të mbahet vëmendja te problemet e hapura të Ballkanit Perëndimor, sepse mendoj se disa çështje janë ende në pritje dhe se këto përgjigje vështirë se ne vetë do ti definojmë pa ndihmën serioze nga komuniteti euroatlantik, ka thënë Gjukanoviq.

Presidenti Filip Vujanoviq i ka uruar fitoren Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve, i bindur se Mali i Zi edhe me administratën e re amerikane do të bashkpunojnë mirë.

Ai është biznesmen dhe pres të inkurajojë kompanitë amerikane për të ardhur në Mal të Zi, tha Vujanoviq.

Vujanoviq është i sigurt se Uashingtoni do të vazhdojë të inkurajojë ratifikimin e Protokollit të Anëtarësimit të Malit të Zi në NATO që deri më tani e kan votuar 13 nga 28 vendet anëtare.

Dritan Abazoviq tha se edhe pse favoritja e tij Hillary Clinton humbi, fitorja e Trump nuk do të ketë ndikim negativ në integrimet euroatlantik te Malit të Zi.

Fronti Demokratik ka përshëndetur vendimin e qytetarëve amerikanë që për katër vitet e ardhshme ti udhëheqi kandidati republikan Donald Trump.

“Amerikanët kanë pasur mundësi për të shijuar të mirat e demokracisë,atë që qytetarët malazezë nuk kanë mundësi,” tha një nga drejtuesit e FD Nebojsha Medojeviq para Ambasadës së SHBA-së në Podgoricë.

Për FD, Trump në krye të SHBA-ve është lajm i mirë dhe lajmërim i një ndryshimi thelbësor.

Sllaven Radunoviq konsideron se kjo ngjarje ka një rëndësi historike për të gjithë botën.”Të gjithë deri më tani kanë qenë kundër Trump, dhe ne solidarizohemi me të, tha deputei i FD./Malësia.ME/AntonGjokaj/

 

Shperndaje