Politikanët shqiptarë urojn Trump – Rama shpreh keqardhjeje për humbjen e Clinton (Video)

Urimin për zgjedhjen e Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e nis me nota keqardhjeje për humbjen e “mikes së madhe të Shqipërisë dhe shqiptarëve”, Hillary Clinton.

“Populli amerikan bëri sot zgjedhjen e tij. Një mike e madhe e Shqipërisë, Kosovës dhe gjithë shqiptarëve, Hillary Clinton nuk i’a doli dot të behet Presidentja e parë grua në historinë e Shteteve të Bashkuara. Kundërshtari i saj, Donald Trump, u zgjodh Presidenti i dyzetepestë i SHBA, duke e bindur Sovranin të votojë alternativën e tij pas një debati të pazakonshëm brenda e jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, shkruan Rama.

Kryeministri shprehet i bindur se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara jo vetëm që nuk cënohen, por do të forcohen edhe më tej.

“Duke i uruar Presidentit Trump fitoren dhe të gjithë suksesin që amerikanët dhe miqtë e partnerët e SHBA i urojnë atij vendi të madh, kam bindjen se marrëdhënia jonë strategjike me Shtetet e Bashkuara do të vijojë të forcohet në funksion të vlerave e të interesave të përbashkëta, të cilat e bëjnë Shqipërinë një mik e aleat të çmuar të popullit e të Qeverisë amerikane”, përfundon shkrimin e tij në rrjetet sociale, Kryeministri Rama.

 Basha: Një mësim demokracie për gjithë botën

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i quan zgjedhjet në SHBA një mësim të çmuar demokracie që ky shtet i dha gjithë botës.

Meta: Marrëdhëniet me SHBA-në janë strategjike

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta ka thënë e pas fitores së Donald Trump marrëdhëniet mes dy vendeve nuk do të ndryshojnë pasi janë marrëdhënie strategjike.

“Marrëdhëniet do jenë edhe më të mira. Marrëdhëniet mes dy shteteve janë të mirë ka 26 vjet, kur presidenti Busha hapi këtë marrëdhënie dhe të gjithë presidentët më pas kanë konsoliduar këtë marrëdhënie. Kjo marrëdhënie është e konsoliduar, është strategjike. Besoj se do të ketë një menaxhim të mirë të politikës së jashtme pasi parimet mbi të cilat ajo ndërtohet janë solide. Mund të ketë ndryshime më pozitive duke pasur në konsideratë kritikat e tij”, theksoi kreu i LSI-së.

Nishani: Trump do të nxisë raportet Shqipëri-SHBA

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani uroi Trump dhe administratën e tij për fitoren e shtëpisë së Bardhë, në një intervistë për Ora News, Nishani tha se Trump do të nxisë marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri-SHBA.

“Jam i bindur se zgjedhja e Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë do të sjellë një marrëdhënie më të ngushtë, më të fortë, ashtu siç e kanë cilësuar anëtarët e stafit të tij. Partneriteti Shba-Shqipëri është strategjike. Është fat i madh që ne kemi një mik kaq të madh, saç janë SHBA jam i bindur se Trump do ta nxisë këtë marrëdhënie kaq të mire, këtë frymë bashkëpunimi mes dy vendeve tona”, tha ai.

Sipas tij, marrëdhëniet SHBA-Shqipëri janë sipas interesave strategjike. “Eksperienca që ka pasur Shqipëria dhe shqiptarët në ndihmën që ka marrë nga SHBA. Jo vetëm nga Shtëpia e Bardhë por edhe nga senati, marrëdhënia SHBA-Shqipëri është e konsoliduar, e orientuar drejt vlerave të lirisë. Orjentimi i Shqipërisë është euroatlantik, është një orientim perëndimor dhe unë jam i bindur që edhe eksperienca e demonstruar në jetën e tij të suksesshme presidenti i zgjedhur Trump do të jetë një garanci e madhe për këtë besim që ne kemi në hapësirën mbarë shqiptare”, theksoi presidenti Nishani.

Donald Lu: Marrëdhëniet SHBA-Shqipëri nuk do të ndryshojnë

Image result for Donald Lu

Marrëdhëniet mes SHBA dhe Shqipërisë nuk do të kenë ndryshime, u shpreh ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu. Sipas tij marrëdhëniet do të mbeten të ngushta dhe në administratën Trump.

“SHBA kanë zgjedhur presidentin e 45-të të SHBA, Donald Trump. Këto zgjedhje ishin një votë për ndryshim në SHBA. Por kjo nuk do të thotë ndryshim në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA. SHBA dhe Shqipëria kanë pasur marrëdhënie të ngushta si përgjatë administratave republikane dhe atyre demokrate. Jam besimplotë që marrëdhëniet tona do të mbeten të ngushta në administratën Trump”, tha Lu.

Thaçi uron Trampin, Sekretares Clinton i jemi përgjithmonë mirënjohës

Image result for Hashim Thaçi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për fitoren në zgjedhjet presidenciale.

Thaçi ka thënë se miqësia e përhershme ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së është bazamenti mbi të cilin do të vazhdojë thellimi i bashkëpunimit dypalësh.

“Duke qenë i vetëdijshëm për rolin udhëheqës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në arenën ndërkombëtare, jam i bindur se presidenti i zgjedhur, me përgjegjësinë më të lartë do t’i adresojë sfidat e shumta në nivel global. Miqësia e përhershme ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë është bazamenti mbi të cilin do ta vazhdojmë thellimin e bashkëpunimit dypalësh”, ka theksuar presidenti Thaçi.

Haradinaj uron popullin amerikan dhe Presidentin e ri, shpreh mirënjohje për Clinton

Image result for ramush haradinaj

E uroi popullin amerikan për zgjedhje të mira dhe për zgjedhjen e Presidentit të ri të SHBA-së, Donald Trump!

Njëkohësisht urimet më të mira për Presidentin e ri Donald Trump, me bindjen e thellë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nën drejtimin e tij, do të vazhdojnë të jenë partner strategjik i Kosovës dhe i Ballkanit, në rrugëtimin drejt demokracisë perëndimore.

Kosova e vogël do të vazhdojë të jetë një aleate dhe një mike e Amerikës së madhe! Po ashtu i shpreh mirënjohje të thellë Sekretares Amerikane të Shtetit Znj. Hillary Clinton, nje mike e madhe e Kosovës, për gjithë çfarë ka bërë për Kosovën, është shprehur Haradinaj.

Shpend Ahmeti: Më mirë të merremi me oborrin tonë

Kryetari i Prishtinës nga rradhët e Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti e ka komentuar zgjedhjen e Donald Trump si president i SHBA-ve. Ahmeti ka thënë se është më mirë të merremi me oborrin tonë, të bëjmë ndryshime këtu. 

“Më mirë është me u marr me oborrin tonë, me bo ndryshime këtu, me u forcu, e me punu e me shpresu që mundemi me ndërtu marrëdhënie strategjike me partneret tonë, përfshi këtu edhe SHBA-në pa marr parasysh partinë në pushtet.

Gjatë demokratëve është përkrah intervenimi në vitin 1999 e gjatë republikanëve është përkrah pavarësia e Kosovës në vitin 2008. Në Senat/Kongres kemi pas përkrahje nga dyja taboret. Por, e vërteta është se viteve të fundit Kosova as që është përmend në forumet kryesore amerikane, përveq për të keq. Kjo duhet të jetë brenga jonë kryesore. Ballkani është bërë arenë e betejave të fuqive të mëdha ku ne jemi “birra e fundit e kavallit”. Me paaftësinë tonë si Kosovë e kemi humb edhe atë minimum ndikimi që e kemi pas në këto beteja, e si pasojë kemi marrëveshje të Asociacionit, e Gjykata Speciale.

 

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!