Vujanoviq propozon për mandatar, Dushko Markoviq

Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq ka propozuar zëvendëskryetarin e Partisë Demokratike të Socialistëve (PDS), Dushko Markoviq, mandatar për formimin e qeverisës së re.

“Është obligim imi kushtetues që mandator të propozojë përfaqësuesin e partisë e cila në zgjedhje ka fituar më së tepërmi mandate”, ka theksuar Vujanoviq, pas konsultimeve me përfaqësuesit e partive politike. Vujanoviq e ka falënderuar kryeministri e deritashëm, Millo Gjukanoviq për kontributin e dhënë në zhvillimin e Malit të Zi.

Nga përfaqësuesit e partive shqiptare në takim me Presidentin ishin kryetari I Forcës së Re Demokratike Nazif Cungu,kryetari I Unionit Demokratik të Shqiptarëve Mehmet Zenka dhe Gjergj Camaj kryetar I Alternatiës Shqiptare.

Kryetari i Forcës Nazif Cungu pas bisedimeve me Vujanoviq tha se ata shpresojnë se qeveria do të formohet së shpejti.

” Kemi biseduar për platformën, platforma e përbashkët e popujve pakicë do të hartohet deri në fund të kësaj jave ky është edhe afati i fundit. Kur bëhet fjalë për opozitën, nuk kemi diskutuar ende asgjë, ” tha Cungu.

Markoviq kandidat i pranueshëm për mandatar për PB dhe SD

Dushko Markoviq është i pranueshmi si kandidat për mandatar të Qeverisë së re, deklaroi kryetari i Partisë Boshnjake Rafet Husoviq.

Në qoftë se Partia Boshnjake vendos të shkojë në koalicion me partnerë të deritanishëm, Markoviq për ne është i pranueshëm si mandatar, deklaroi Husoviq pas bisedimeve me presidentin e Malit të Zi Filip Vujanoviq.

Edhe për Socialdemokratët është e pritshme që presidenti i shtetit të propozoi Dushko Markoviqin, mandator për formimin e Qeverisë së re, deklaroi Lideri i Socialdemokratëve Ivan Brajoviq pas takimit me presidentin.

I pari me Vujanoviq, në emër të të gjithë opozitës, u takua Dritan Abazoviq

Abazoviq në emër të 39 deputetëve, tha se shumica e qytetarëve në zgjedhje ka vendosur se duan ndryshime.

“Në këtë atmosferë të krizës së madhe politike nuk është mirë që mandati t’i jepet dikujt i cili nuk ka siguruar 41 deputetë për formimin e Qeverisë së re.

Nëse dikujt duhet t’i jepet mandati, atëherë duhet t’u jepet atyre të cilët para presidentit kanë ardhur me numrin më të madh të përkrahjes së deputetëve”, ka deklaruar Dritan Abazoviq. Ai në takime me presidentin e shtetit ka kërkuar që t’u besohet atyre mandati pasi siç ka thënë kanë 39 mandate./Malësia.ME/AntonGjokaj/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!