CDM lajmëron: Lista Shqiptare refuzon të hyjë në Qeveri

Lista Shqiptare me shumë gjasa do të refuzojë të hyjë në qeverinë e Zdravko Krivokapiq, mëson CDM. Bartësi i Listës Shqiptare, Nik Gjeloshaj, u takua me mandatarin Zdravko Krivokapiq dy ditë më parë, mëson jozyrtarish CDM.

Sipas burimeve të CDM, Krivokapiq i ofroi Gjeloshaj pozitën e zv.kryeministrit në qeveri, njëkosishtë me Ministrin e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave.

CDM shkruan se mandatari ka refuzuar gjysmën e kërkesave programore të Listës Shqiptare. CDM zbulon se Gjeloshaj do të shkojë në organet e partisë me propozimin për të refuzuar ofertën.

Malësia.ME

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!