Nimanbegu: Përbërja e qeverisë së re, rruga drejt polarizimit më të madh të shoqërisë

Fakti që nuk ka përfaqësues të pakicave nacionale në qeveri të propozuar nga mandatari Zdravko Krivokapiq do të çojë në polarizim të mëtejshëm të shoqërisë dhe pakicat do të ndjejnë distancë më të madhe ndaj një qeverie të tillë, tha Genci Nimanbegu, një nga drejtuesit e Listes Shqiptare “Genci Nimanbegu – Nik Gjeloshaj”.

“Kjo do të çojë në polarizim të mëtejshëm në shoqëri, përveç ndarjeve që janë më të dukshme mes Malazezëve dhe Serbëve.” Pakicat do të ndiejnë distancë më të madhe ndaj kësaj qeverie të tillë, e që do të jetë e vështirë të përmirsohet në të ardhmen,” vuri në dukje Nimanbegu.

Malësia.ME

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!