Pesë deputetë me koronavirus, komplikohet formimi i Qeverisë

Në Malin e Zi, nga 81, pesë deputetë janë pozitivë me virusin Kovid-19 dhe pasi që ekziston mundësia që ky numër të rritet deri në seancën e radhës parlamentare, po kërkohet një zgjidhje për seancë të sigurt, shkruan Dan.

Problemi më i madh është se si të organizojhet votimi për të gjithë deputetët, për ata janë në shtëpitë e tyre për shkak të izolimit, si dhe ata që do të jenë në bankat parlamentare dhe të respektohen të gjitha ligjet dhe dispozitat e përshkruara nga Kushtetuta e Malit të Zi.

Kryetari i LQ URA, Dritan Abazoviq njoftoi mbrëm se është pozitiv në koronavirus.

“Pas testimit ​​që bëra, doli se isha pozitiv në virusin korona. Ndihem mirë, jam në vetizolim dhe shpresoj se së shpejti do të jem në gjendje tu kthehem detyrimeve të mia të rregullta. Kujdesuni për veten dhe të afermit tuaj, vendosni maskën dhe mbani distancën.” shkruajti Abazoviq.

Malësia.ME

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!