Thaçi në Hagë: I hedh poshtë të gjitha akuzat

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u paraqit këtë të hënë para Dhomave të Specializuara të Gjykatës së Hagës, ku iu komunikuan akuzat nga organi përkatës. 

Ish-drejtuesi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës fillimisht u pyet nëse i ka kuptuar akuzat e ngritura në adresë të tij, dhe për këtë z.Thaçi u përgjigj shkurt, duke i hedhur poshtë ato: “I dëgjova, i kam lexuar dhe i hedh poshtë të gjitha”, tha Thaçi.

Gjatë fjalës së tij, ish-kreu i shtetit të Kosovës u shpreh i bindur në pafajësinë e tij. Ai i cilësoi akuzat e diktuara si tërësisht “të paqëndrueshme”.

“Aktakuza është e krejt e paqëndrueshme dhe deklarohem i pafajshëm plotësisht. E përsëris: akuza është krejt e paqëndrueshme, deklarohem i pafajshëm për të gjitha pikat e akuzave dhe i cilësoj si të paqëndrueshme. Faleminderit!”, theksoi Thaçi.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!