Ky është dokumentacioni i nevojshëm për pension të përjetshëm që duhet të plotësojnë nënat

Nga 1 Janari i 2016, do të hyjë në fuqi ligji i cili ju mundeson një ndihme materile të përjetshme shumë nënave në Mal të Zi. Një projektligj i propozuar nga Opozita në Mal të Zi dhe me votat e deputetëve shqiptar arriti të miratohet dhe tani së shpejti edhe të zbatohet.

Ky ligj, parasheh që të gjitha nënat me nga tre e më shumë fëmijë, me së paku pesëmbedhjetë vite pune të marrin 40% të rroges mesatare kjo i bie 333 €, kurse se paku pesëmbëdhjetë vite e lajmeruar në Entin e Punesimit (dhe, tre apo e shume femije) do të merr ndihmë nga 193€.

Dokumentacioni që kërkohet:
– Çertifikatat e lindjes së fëmijëve.
– Vërtetim i stazhit të punës, ose vërtetim nga enti i punësimit.
– Dëshmi se nuk merrni ndonjë pension.

Ky ligj nuk perfshin vetem nënat qeë plotesojnë kushtet e lartë cekura, por edhe për personat me nevoja të kufizuara dhe për dokumente, ose informata tjera mund te kontaktoni me Zyrtaret e Entit te Punesimit në cdo Komune.

Sipas të dhënave të Entit të Statistikës së Malit të Zi (MONSTAT), aktualisht në Mal të Zi ka 3,140 gra me tre fëmijë, dhe rreth 1,560 me katër fëmijë.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!