Mavriq: Hapja e pikave të reja kufitare hap mundësi të reja në turizëm

Nga shtatë shtete të ballkanit perendimor janë zgjedhur shtatë përfaqësues të tyre për të qenë pjesë e projekt propozimit me temë “Bashkëpunimi Rajonal” i cili ka 8 muaj që operon.

Edhe Mali i Zi kishte grupin e punës së saj sikurse edhe Ulqini përmes Ardian Mavriqit, nënkryetarit të komunës së Ulqinit.

Idete që janë paraqitur nga grupi i punës së Ulqinit ishin për arsye të turizmit e jo për arsye formale bilaterale.

Mavriqi shprehet se qëllimi është të unifikohet oferta turistike për Shkodrën e Ulqinin përmes hapjes së pikave të ndryshme kufitare . Ai tregon se gjatë këtyre muajve kanë nisur lidhjet me delegacionin Europian që të na orientojë në cilin drejtim të bashkëpunojmë së bashku, gjithashtu është angazhuar ministria e turizmit si dhe drejtoria për mbrojtjen e mjedisit të Malit te Zi si dhe ministria e turizmit të Shqipërisë, ku brenda pak muajve bënë një analizë të zonës së lumit Buna por dhe bregdetit te komunës së Ulqinit dhe Shkodrës ku u identifikuan cilat janë ato potenciale por edhe rreziqe që mund të ndodhin.

Nëse këto projekte realizohen në të ardhmen do të jetë një plus shumë i madh për turizmin dhe qarkullimin sa më të lehtë të mysafirëve.

Hapja e pikave kufitare Skje – Zogaj, Shën Gjergj – Pulaj dhe Ulqin-Velipoj-Shëngjin do të lehtësonte qarkullimin dhe do të krijonte mundësi të reja turistike.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!