Ulqin: Ambasadorja e SHBA-së vizitoi Kriporen,Anën e Malit…

Ambasadorja e SHBA në Mal të Zi, Margaret Ann Uyehara zhvilloi të martën një vizitë në Ulqin.

Ajo takimin e parë e zhvilloi në Kriporen e Ulqinit. Atje u takua me drejtorin e NP “Parqet nacionale” Zoran Mrdak i cili i prezentoi situatën aktuale në këtë ndërmarrje si dhe planet e menaxhimt të saj për muajt në vijim, derisa ata të jenë menaxhues të Kripores.

Mrdak tha se gjendja ishte mjaft e rëndë por tani udhëheqësia e re ka bërë disa ndryshime. Ai tha se grupi punues takohet cdo muaj, kanë bërë disa renovime të vogla, me ndihmën e Ambasadës gjermane dhe qeverisë së Malit të Zi. Ai theksoi se kripa e cila gjendet në depon e kripores nuk është e shitur akoma. Për momentin në kripore janë të punësuar 20 persona, kurse për grumbullimin e ardhshëm do të merren të punësuar shtesë në koordinim me sindikatin e kripores.

Poashtu gjatë takimit prezent ishin edhe deputetët Genci Nimanbegu dhe Dritan Abazoviq, të cilët poashtu pasqyruan situatën e kësaj ndërmarrje duke bërë një retrospektive nga e kaluara.

Ambasadorja Margaret Ann Uyehara, poasjtu vizitoi dje edhe Anën e Malit.

Gjatë qëndrimit atje ajo vizitoi xhaminë e Krythës e cila është ndërtuar me donacion nga diaspora shqiptare në Amerikë, ku u takua me imamë dhe xhematin e kësaj xhamie.

Poashtu vizitoi edhe zyrën për bashkëpunim me diasporë në Katërkollë ku u takua me përfaqsues të Bashkësisë Lokale, të shoqatës artistike “Tradita”, Business Club Ana e Malit dhe shoqatës joqeveritare iACT .

Në kuadër të vizitës u shtrua edhe një drekë në Shas, ku ishin prezent kryetari i Komunës Fatmir Gjeka, gazetari Ali Salaj dhe kryetari i BKA-së Kabil Kurti. Ato falenderuan ambasadoren për vizitën e saj dhe SHBA-në për përkrahjen e vazhdueshme ndaj shqiptarëve.

Shperndaje