Kanë dashur ta pengojnë rrugën euroatlantike të Malit të Zi

“Nuk ka dyshim se aktivitetet në ditën e zgjedhjeve parlamentare, si edhe pas shpalljes së rezultateve kanë pasur si qëllim ndalimin e Malit të Zi në rrugën drejt Aleancës së NATO-s”, ka vlerësuar lideri i Partisë Demokratike të Socialistëve, Millo Gjukanoviq.

Gjukanoviq në darkën e mbrëmshme të punës me Komisionarin evropian për zgjerim dhe politik fqinjësore Johanes Han, kan këmbyer mendimet mbi ngjarjet e përgjithshme, që e kanë karakterizuar ambientin politik në prag të zgjedhjeve parlamentare, në ditën e zgjedhjeve dhe pas shpalljes së rezultateve, shkruan rtcg.

Gjukanoviq ka theksuar se “nuk ka dyshim që synimi i këtyre aktiviteteve të strukturave të brendshme dhe të jashtme ka qenë ndalimi i rrugës së Malit të Zi drejt integrimeve të NATO-s dhe të parandalohet e ardhmja e tij evropiane”, është kumtuar nga Partia Demokratike e Socialistëve. “Bojkoti i opozitës dhe mosnjohja e zgjedhjeve nuk kanë baza të qëndrueshme”, ka vlerësuar lideri i Partisë Demokratike të Socialistëve.

Komisionari evropian, Johanes Han me këtë rast e ka përsëritur qëndrimin se “bojkoti i parlamentit nga opozita nuk është gjendje e qëndrueshme për vendin kandidat për anëtar të UE”, duke shprehur besimin se përmes dialogut dhe kompromisit mund të çojë tek kthimi i opozitës në Kuvend. Han dje është takuar edhe me kryetarin e Qeverisë dhe liderët e partive opozitare.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!