PB: Partitë e pakicave të kenë nënkryetarin e Kuvendit në secilin mandat

Partia nga pakicat që ka më shumë deputetë, duhet të marrë atë vend

Në seancën e grupit të punës për ndryshimin e Rregullores së punës së Kuvendit, deputeti i Partisë Boshnjake Ervin Ibrahimoviq propozoi që partitë e pakicave të kenë një nënkryetar të Kuvendit.

Ai shpjegoi se kjo nënkupton që partitë e pakicave të cilat kanë më shumë deputetë në Kuvend, duhet të marrin atë vend. Në këtë rastë, kjo nënkupton se nëse propozimi miratohet, PB do të marrë pozicionin e nënkryetarit nga radhët e popujve pakicë.

“Kjo duhet të jetë e vlefshme jo vetëm në këtë mandat, por për një periudhë më të gjatë, e cila do të inkurajonte frymë konkurruese mes partive të pakicave në zgjedhje,” tha Ibrahimoviq.

Malësia.ME

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!