Anketa e CEDEM: DPS partia më e fortë malazeze, ASH partia më e fortë shqiptare

Anketimi i fundit i kryer nga Qendra për të drejtat e njeriut dhe demokraci CEDEM, tregon se lideri i PDS Millo Gjukanoviq është kandidati më i mirë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale ndërsa në vendin e dytë është lideri i Malit të Zi demokratikë Aleksa Beçiq.

Në hulumtimin e realizuar në dhjetor të vitit të kaluar është vërtetuar se votuesit shqiptarë më së shumti nga partitë shqiptare përkrahin Alternativën Shqiptare me 1%. Në vendin e dytë gjendet Forca me 0.7% të përkrahjes dhe UDSH në vedin e tretë me 0.4%.

Si pas këti hulumtimi PDS është partia me përkrahjen më të madhe te qytetarët e Malit të Zi me 39.9%, pas jan radhitur Mali i Zi demokratik 21.3% dhe FD me 21.3%.

Ky hulumtim tregon se rritje ka pësuar përkrahja për antarsimin e Mali të Zi në Bashkimin Evropian, e cila tani është 62.2%, por edhe ajo e antarsimit në NATO, që është 42.5%./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!