Hap i rëndësishëm për promovimin e Cemit dhe tërheqjen e vizitorëve

Kuvendi i Kryeqytetit, Podgoricë më dt. 21 Dhjetor 2017, ka miratuar vendimin për shpalljen e Lumit Cem, “Monument Natyror”.

Fotografia e Anton GjokajEmin Axhoviq, këshilltar për Zhvillimin Ekonomik dhe Mbrojtjen e Mjedisit në Komunën e Tuzit gjatë një prononcimi për “Kohën Javore” lidhur me këtë vendim, ka potencuar rëndësinë që ka kjo mbrojtje ligjore për Lumin Cem si dhe vuri në dukje disa nga potencialet dhe resurset natyrore të cilat lumi Cem i posedon e të cilat këtë vend do ta bënin të vizituar dhe shumë atraktiv.

“Kanioni i lumit Cem ka rëndësi të madhe ornitologjike duke qenë se është zonë me potenciale të mëdha dhe akualisht është zonë e rëndësishme e zogjve duke lidhur në të njëjtën kohë tre zona të zogjve: Bjeshkët e Neamuna, Pjesën Fushore dhe Liqenin e Shkodrës. Shkëmbinjtë e Kanionit janë vendstrehim i mirë për zogjtë dhe për ushqimin e tyre. Avantazhet për vlerësimin e zhvillimin te turizmit të kësaj zone janë të reflektuara në ekzistencën e pozicionit të favorshëm gjeografik dhe lidhjet e mira me qendrën administrative si me Tuzin ashtu dhe me Podgoricën.

Pasuria e biodiversitetit, me një shumëllojshmëri të bimëve endemike dhe njëra ndër qendrat e biodiversitetit në Ballkan si dhe natyra e paprekur e kësaj zone, sipas Axhoviq janë pasuri të tjera shtesë të cilat e karakterizojnë këtë zonë që e përshkon lumi Cem.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!