Zgjedhjet lokale në Ulqin: Në fletëvotim dhjetë lista

Në zgjedhjet e 4 shkurtit qytetarët e Ulqinit do të mund të zgjedhin tetë parti dhe dy koalicione.

Veçmas në këto zgjedhje do të dalin Partia Demokratike e Socialistëve, Socialdemokratët, Lëvizja qytetare URA, Partia Socialdemokrate, Unioni Demokratik i Shqiptarëve, Forca e Re Demokratike, Demokratët dhe Partia Boshnjake.

Listë të përbashkët dorëzuan Partia Socialiste Popullore dhe Fronti Demokratik, ndërsa listen “Zgjohu Ulqin!” Partia Demokratike, Perspektiva dhe Lidhja Demokratike në Mal të Zi

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!