Situata në Ulqin është e qëndrueshme dhe tani për momentin nuk ka rrezik nga përmbytjet, konfirmoi Kryeshefi i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpetimit, Saubih Mehmeti.
Nuk ka ndryshime në krahasim me dje, tha ai.
Mehemti thotë se është në kontakt të vazhdueshëm me Shërbimin e Mbrojtjes nga Shkodra.
“Është e rëndësishme se si ata do të lëshojnë ujin nga hidrocentralet. “Unë kam informacion që nuk duhet të ketë lëshime, të cilat mund të shkaktojnë përmbytje,” tha Mehmeti.
Malësia.ME