Punimet vazhdojnë!
Sot, si kryetar i Komunës së Tuzit me drejtorin e Drejtorisë për Projekte Kapitale në Qeverinë e Malit të Zi, Esmin Beqoviq, nënshkrova kontratën për vazhdimin e punëve në infrastrukturën rrugore në vlerë prej 500.000,00 euro.
Kontrata është në kuadër të Programit 17 020 -Realizimi i infrastrukturës rrugore dhe ndërtimeve të ulëta dhe nënprogramit 17 020 K04 Perkrahje qeverisjes lokale për zgjidhjen e problemeve të infrastrukturës (rrugët lokale, rrugët për komunikacion në qytet, sheshet, shëtitoret etj).
Realizues i mjeteve nga kontrata është Komuna e Tuzit, e cila do të sigurojë zgjedhjen e projektuesit, reviduesit, realizuesit dhe mbikëqyrësit të punëve.
Mjetet do të realizohen brenda vitit 2023.
Edhe një në seri të sukseseve të Komunës në thithjen e fondeve qendrore për nevojat tona lokale!
Edhe një vërtetim më shumë se menaxhimin e Komunës po e bëjmë në mënyrën më të suksesshme, e me të edhe përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjithë qytetarët tanë.
Vazhdojmë për ta ndryshuar për të mirë edhe më tutje Malësinë.
NGJ