Mal i Zi – Kosovë: Për projekte të përbashkëta 8.4 milion euro

Mali i Zi dhe Kosova kanë nënshkruar sot në Podgoricë, marrëveshjet për partneritet dhe bashkëpunim ndërkufitar në kuadër të projektit “IPA 2014-2020”, sipas të cilit për 18 komunat që ndodhen në zonën kufitare do të ndahen 8.4 milionë euro.

Marrëveshjet i kanë nënshkruar ministri për çështjet evropiane Aleksandar Andrija Pejoviq dhe ambasadori i Kosovës në Mal të Zi Skender Durnishi.

Pejoviq ka theksuar se nënshkrimi i marrëveshjeve është vazhdim i bashkëpunimit cilësor të cilin institucionet e Malit të Zi dhe të Kosovës e kanë filluar në vitin 2010 në kuadër të politikës për zgjerim të UE . Ai ka theksuar se në konkursin e parë të programit për bashkëpunimin ndërkufitarë ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës në vitin 2011-2013 ka qenë numër i madh i të interesuarve nga të dy anët e kufirit , në kuadër të të cilit për financim janë zgjedhur 9 projekte me vlerë prej 3.7 milion euro./Malësia.ME/

Sa potpisivanja Sporazuma (foto: Anadolija)

Shperndaje