Nimanbegu: Të ndalohet fyerja e shqiptarëve në sallën e gjyqit

Nënkryetari i Parlamentit dhe deputeti i koalicionit ”Shqiptarët të Vendosur”, Genci Nimanbegu, i dërgoi letër proteste kryetarit të Gjykatës së Lartë në Podgoricë, Boris Saviq, për shkak të “lejimit të fyerjeve të shqiptarve në procesin gjyqësore” që po zhvillohet kundër të dyshuarve për tentativë për terrorizëm në ditën e zgjedhjeve në vitin 2016.

Nimanbegu në letër dërguar Saviq, thekson se gjatë gjithë procesit gjygjësor, të gjitha palët në proces- të akuzuarit, dëshmitarët, por edhe avokatët dhe madje edhe gjyqtarja Suzan Mugosha – përdorin fjalët Siptar, Siptarsko …

“Dua ta ceki se këto fjalë për ne shqiptarët janë fyese dhe nënvlerësim, ndërsa gjykata me vet qenien dhe aktivitetet e veta do të duhej ta mbronte dinjitetin e të gjithëve dhe të mos lejojë përdorimin e fjalëve, që në çfarëdo mënyre do të ishin në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Malit të Zi.” thekson Nimanbegu në letër.

Nimanbegu nga Saviq kërkoi të ndaloi përdorimin e këtyre fjalëve në sallën e gjyqit, “sepse në atë mënyrë ofendohet një popull, i cili me këtë proces nuk ka asnjë lidhje.

“Ju lutemi që këtë letër proteste t’ia përcillni edhe gjyqtares në proces, znj. Suzana Mugosha, e cila jo vetëm që lejon përdorimin e këtyre fjalëve, por të njëjta edhe i dikton në procesverbal,” thuhet në letren e Nimanbegut.

Image result for terorizam sud

 

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!