Ndalohet trafiku ndërqytetas gjatë fundjavave, ora policore nga 21:00

Me masat e reja në territorin e Malit të Zi, është e ndaluar të dilet nga ndërtesa banimi prej orës 21:00 deri në 5 të mëngjesit, si dhe trafiku ndërqytetas është i ndaluar gjatë fundjavave, tha drejtori i Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), Igor Galiq.

Objektet e gastronomisë dhe shitoret sipas masava të reja të Ministrisë së Shëndetësisë, do të jenë të hapura deri në orën 18:00.

Qytetarët malazezë dhe të huajt, përveç nga Britania e Madhe dhe Irlanda e Veriut, mund të hyjnë në Malin e Zi përmes të gjitha pikave kufitare me test negativ PCR që nuk është më i vjetër se 72 orë.

Galiq tha se masa të veçanta do të futen në Budva dhe Tivat, për shkak të situatës më komplekse epidemiologjike në ato komuna.

Në Budva dhe Tivat,ndalohen tubimet publike si në hapsirë të hapur dhe të mbyllur, puna e objekteve gastronomike, ndërmarrjet që merren me shitjen e produkteve jo-ushqimore është e ndaluar . Në këto komuna, siç njoftoi Galiq, puna në institucione arsimore – kopshte, shkolla, fakultete – është pezulluar, dhe mësimi kalon online.

Malësia.ME

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!