Lunaçek: Plani i MZ Pozitiv dha një zgjidhje konstruktive

Mali i Zi pozitiv ka dhënë një plan shumë konstruktiv, i cili u mundëson të gjitha partive të jenë pjesë e qeverisë deri në zgjedhje, për të siguruar zbatimin e plotë të legjislacionit zgjedhor me qëllim organizimin e zgjedhjve të lira dhe të ndershme – tha Kryetarja e Parlamentit Evropian Ulrike Lunaçek gjatë debatit për projekt-rezolutën mbi përparimin e Mali të Zi , të përgatitur nga raportuesi për Malin e Zi Charles Tannock.

Lunaçek tha se beson që procesi do të përfundojë me sukses.

Lunaçek gjatë debatit për draftin tha se Mali i Zi është tashmë në procesin e negocimit me Bashkimin Evropian dhe ka një progres të dukshëm, siç mund të shihet edhe në raportin e Charles Tannock.

Ajo tha se raporti ishte shkruar mirë, duke theksuar pjesën që i referohet për vazhdimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, i cili është vendimtar për reformën si dhe lirinë e mediave, veprimi i sektorit joqeveritar, mbrojtjen e pakicave dhe bashkëpunimi me komunitetin LGBT./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!