Malësia.Me vazhdo pomovimin e të rinjëve

Portali Malësia.me vazhdon fushaten të cilen e kemi filluar para disa kohëve për pomovimin e të rinjëve.

Këtë herë kemi zgjedhur katër persona të cilëve ju kemi dërguar disa pyetje mes tjerash për situaten politike në vend, a po kalojnë shqiptaret momente të vështira politike, rreth integrimit të Malit të Zi në NATO, si e vlersojnë statusin e ri të Malësisë, si e vlerësojnë përkrahjen e deputetëve shqiptar ndaj qeverisë a do ketë ndonjë rezultat pozitiv nga kjo, cili duhet të jetë orientimi i partive shqiptare, të jenë pjesë e çdo qeverie, të jenë opozitë apo në mes pozitës dhe opozitës.Opinion i tyre rreth këtyre dhe pyetjeve tjera do të pasqyrohet çdo ditë një nga një.

Mendimin e tyre rreth temave të caktuara këtë herë do shprehin Prelë Ujkaj student para përfundimit i Fakultetit Ekonomik në Prishtinë, këshilltar në Kuvendin e Komunës Urbane të Tuzit për listën “Për ty Malësi” të Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, dega e Malësisë. Po ashtu themelues dhe drejtor i një Biznesi për Telemarketing në gjuhë të huaja.

Mark Pashko Lucgjonaj studimet universitare i kreu në Prishtinë, pranë Fakultetit Filologjik, në degën gjuhë shqipe dhe letërsi. Studimet pasuniversitare (Master) për specialitetin Etnologji dhe Letërsi i zhvilloi në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër. Aktualisht është mësimdhënës i Gjuhës shqipe në Tuz.

Lindon Gjelaj profesor i Sociologjisë në Gjimnazin 25 maj në Tuz dhe Kristijan Dukaj student në “University of Donja Gorica” në Podgoricë, drejtimi “marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci”.Në fillim të vitit të I-rë,Kristijani bën përkthimin e librit “Almanak i mësimit” në gjuhën shqipe, të prof.dr Veselin Vukotiq, i cili është edhe rektori i këtij Universiteti. Mirëpo, edhe gjatë studimeve është shumë aktivë në gazetari.

Gjatë javëve në vazhdim do bëjmë po të njëjtat intervista me tematatika të ndryshme edhe me të rinjë tjerë./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!