Parlamenti Evropian përshëndeti përparimin e Malit të Zi

Parlamenti Evropian ka përshëndet përparimin e Malit të Zi në bisedimet për bashkëngjitje UE dhe ftesës për antarësim në NATO, dhe njëherë fton të gjithë akterët politik që të vazhdojnë dialogun konstruktiv, thuhet në rezolutën për Malin e Zi e cila është miratuar sot.

Mali i Zi është lajmi i mirë i cili vjen nga Ballkani Perendimor dhe përmes  presionit shtese se krizës  së  emigranteve në krejt rajonin Mali i Zi dita me ditë konsiderohet si themel i stabilitetit, ka vlerësuar  raportuesi për Malin e Zi Çarlls Tanok, gjatë prezantimit të propozim rezolutës në seancën plenare të parlamentit evropian në Strasburg.
 
Nga ministria e punëve të jashtme dhe integrimeve evropiane është kumtuar se Parlamenti Evropian ka përshëndet përparimin në kontinuitet të Malit të Zi i cili ka rezultuar me hapjen e 22 kapitujve dhe mbylljen e 2 prej tyre si dhe ka inkurajuar përparimin në plotësimin e masave për mbylljen e atyre që janë aktual dhe hapjen e kapitujve të ri. Në kumtesën e Parlamentit Evropian. Gjithashtu përshëndetet  vendimi  i  Natos që Malit të Zi, ju dërgua  ftesa për anëtarësim, thuhet në kumtesë.

Shperndaje