Shitja legale e cigareve ka rënë 40%

Shitja legale e cigareve në Mal të Zi ka rënë për 40% në dy muajt e fundit, thanë distributerët më të medhenj në vend.

Sipas tyre, kaos në treg ka shkaktuar rritja e vazhdueshme e tatimeve  për prodhimet e duhanit dhe rritja e tatimit mbi vlerën e shtuar. Markë popullore Marlboro tani në shitore kushton 3.6 euro, kurse në rrugë vetëm 2.4 euro. Në tregun legal kutia më e lirë e cigareve kushton 2,4o euro, kurse në treg të zi afër 1 euro.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!