Mali i Zi ndalon udhëtimet për në vendet e prekura me COVID-19

Në Mal të Zi ende nuk ka të infektuar nga korona virusi, por për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike në botë, Ministria e Shëndetit në Mal të Zi ka miratuar një sërë masash parandaluese dhe ka vendosë kontrolle më të rrepta.

“Udhëtimet për në Itali, Spanjë, Iran dhe Kinë janë të ndaluara. Gjithashtu, udhëtime nga këto vende për në Mal të Zi janë të ndaluara. Lista nuk është përfundimtare dhe do të ndryshojë me evolucionin e situatës epidemiologjike, “tha Ministri i Shëndetësisë Kenan Hrapoviq.

Ai shpjegoi se qytetarët malazezë që janë në Itali dhe duan të kthehen në Mal të Zi do të vendosen në izolim shtëpiak nën mbikëqyrje aktive./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!