Zv.Kryeministri i Maqedonisë, Artan Grubi e priti Abazoviqin me plis të bardhë!

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, Artan Grubi sot ka pritur në takim në Shkup zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Të dy zëvendëskryeministrat kanë shprehur falenderimin e ndërsjelltë për takimin ndërsa Grubi është shpreh mirënjohës për kontributin e Podgoricës gjatë anëtarësimit të vendit tonë në NATO si dhe përpjekjet që po bëjmë në rrugën drejtë anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Grubi dhe Abazoviq kanë vlerësuar se të dy vendet nuk kanë konteste të hapura, bashkëpunimi ekonomik duhet të rritet në një nivel më të lartë pasiqë si gjithë vendet e botës dhe vendet tona përballen me sfida ekonomike dhe shëndetësore në këto kushte të Pandemisë.

May be an image of 2 njerëz, people standing dhe kostum

“E falenderoj zëvendëskryeministrin Grubi për mikëpritje, mendoj se bashkëpunimi dhe partneriteti jonë nuk kishte vetëm korespondim të mirë por edhe vëllazërorë dhe në këtë moment mund të them se jam mëse i lumtur që kemi bërë bisedime dhe kemi ndarë idejat dhe pëpruthja jonë ishte se si duhet të zhvillohet rajoni në të ardhmen, qeveria malazeze është e kënaqur me bashkëpunimin me qeverinë në Shkup dhe mendoj se ideja të cilën e ka shfaqur Grubi sigurisht që mund të realizohet, ka qenë që zëvendëskryeministrat të bëjnë një forum të përbahskët dhe mund të japim kontribut, sfidat e gjithë vendeve rajonale janë kryesisht të njejta si ekonomike dhe shëndetësore dhe mendoj se duhet të tregojmë solidaritet dhe të krijojmë mundësi si gjithë vendet e Ballkanit të jenë më të suksesshme në rrugën drejtë BE-së, besoj se disa politika liberale mund të jenë më prezente në të ardhmen, unë e falendeorj dhe njëherë zëvendëskryeministrin dhe e ftoj të vizitojë Malin e Zi në terminin të cilin do i konvenojë dhe jam i bindur se dy vendet mund të jenë shembull i mirë për vendet në rajon që kanë më shumë problem dhe Maqddonia e Veriut të jetë shembull i bashkëpunimit, jemi të gatshëm për bashkëpunim dhe ndihem shumë mirë në Shkup në zyrat e zëvendëskryeministrit të parë dhe së shpejti uroj të shoh në Podgoricë një delegacion i drejtuar nga z. Grubi, ne do të vazhdojmë me punë sepse qytetarët nuk kanë kohë të presin”, kështu është shprehur në konferencën për shtyp Abazoviq.

May be an image of 2 njerëz, people sitting, kostum dhe E brendshme
Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!