Abazoviq: Sa më parë të formohet qeveria pro-europiane, kjo është pritja e aleatëve tanë ndërkombëtarë

Mandatari për përbërjen e qeverisë së re, Dritan Abazoviq, në një prononcim për Pobjeda tha se sa më parë duhet të formohet qeveria proeuropiane.

  • Ky është prioritet absolut. Sidomos në kontekstin e ngjarjeve aktuale dhe situatës së trazuar të sigurisë në Evropë për shkak të agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, që është kërkesë e partnerëve tanë ndërkombëtarë – tha Abazoviq për Pobjeda.

Ai përshëndeti edhe një herë gatishmërinë e Partisë Popullore Socialiste për të hyrë në qeverinë pakicë, duke u shprehur se ky është një vendim jashtëzakonisht i rëndësishëm.

  • Mendoj se vendimi i SNP-së është një hap i madh drejt pajtimit në Mal të Zi, sepse për gati 30 vjet askush nuk ka mundur t’i bindë ata të jenë pjesë e qeverisë – tha Abazoviq.

Ai tha se pretë që gjithçka të kryhet shpejt, sepse këto janë “pritjet e partnerëve dhe aleatëve tanë ndërkombëtarë”.

  • Është e nevojshme të zhbllokohet Kuvendi, të kufizohen çmimet e karburanteve dhe, natyrisht, të merret një vendim për ndihmën për Ukrainën. Nuk kemi kohë të presim – tha Abazoviq.

Duke folur për prioritetet e qeverisë, ai tha se qeveria do të vazhdojë me aktivitete të rregullta përmes agjendës së saj evropiane, por edhe të merret me qëndrueshmërinë financiare në dritën e zhvillimeve të reja globale.

Shperndaje