NATO në mbrojte të drejtave dhe lirive të njeriut

Marrja e ftesës për NATO, e ka afruar Malin e Zi BE-së që paraqet hap vendimtar në rrugën drejt integrimeve Euro-atlantike. Kjo, shoqërinë malazeze e afron drejtë qëllimit strategjik të bëhet anëtar i plotë fuqishëm i familjes së gjerë të popujve Evropian.
Por, me marrjen e ftesës, ata që nuk pajtohen me orientimin e këtillë strategjik për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO; kanë intensifikuar aktivitetet anti propagandë kundër anëtarësimit të vendit në aleancë. Mendimet e ndryshme lidhur me këtë dhe temat tjera janë normale si pjesë përbërëse e çdo shoqërie të lirë, por, është e domosdoshme që dialogu për orientimet e tilla strategjike afatgjata të zhvillohet duke respektuar principet demokratike të qëndrimeve ndryshe të atyre që luftojnë për jetësimin e standardeve më të larta demokratike të civilizimit bashkë kohorë.
Procesi i hyrjes në NATO për vendet e rajonit ishte dhe vazhdon të jetë mjaft i komplikuar, pasi që ato duhet të plotësojnë standardet më të larta në zhvillimin e demokracisë, zgjedhjet e lira, sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik, tregu i lirë, lufta kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar, transformimi i forcave të armatosura etj. Mirëpo siguria e vendit në kushtet e sotme mjaft të pasigurta për mbarë njerëzimin paraqet sfidën më të madhe të anëtarësimit në NATO. Në anën tjetër ngjarjet e njohura nga e kaluara jo e largët në hapësirën e ish RSFJ, e kanë bërë rajonin aq të pasigurte saqë çdo çështje e hapur mund të shkaktojë pasoja të padëshirueshme. Ne, gjenerata e re, duke u shkolluar kemi mësuar për pasoja të rënda të konfliktit të viteve të 90-ta në territorin e shtetit të dikurshëm të përbashkët, Jugosllavisë, për numër të madh të viktimave në njerëz, për miliona njerëz të shpërngulur nga votrat e veta e të cilët nuk janë kthyer kurrë në shtëpitë e veta, pastaj dëme të mëdha materiale etj. Parashtrohet pyetja se sikur ai vend të kishte qenë anëtar i NATO-s a do të kishin ndodhur pasojat më të tmerrshme? A do të kishte qenë aq i dhimbshëm shkatërrimi i atij shteti të përbashkët? Me siguri jo, sepse forcat paqeruajtëse ndërkombëtare të udhëhequra nga NATO kanë dhënë kontributin më të madh në ndalimin e konflikteve dhe vendosjen e paqes në hapësirat e përfshira nga luftërat.
Me këtë, aleanca e atlantikut verior ka dëshmuar me vendosmëri orientimin në mbrojtjen e vlerave njerëzore, siç qëndron edhe në preambulën e NATO-s që është motoja kryesore e aleancës nga themelimi i saj. Shembuj të shumtë e dëshmojnë vendosmërinë e NATO-s në mbrojtjen e vlerave njerëzore kudo në botë në rastet kur liritë e njeriut, dinjitetit i individit dhe i shoqërisë në përgjithësi janë të rrezikuara.
Pikërisht vizioni i këtillë i ekzistimit dhe veprimtarisë së aleancës, e bëjnë rajonin e Ballkanit më të sigurt me perspektivë demokratike dhe ekonomike. Aq më parë pasi vendet e rajonit janë shoqëri multi etnike dhe respektimi i të drejtave të pakicave nënkupton jetësimin në praktikë të standardeve më të larta në respektimin e të drejtave demokratike dhe të njeriut e që është arsye shtesë në mbështetjen e tyre më të madhe për anëtarësimin e vendit në NATO, si garant i stabilitetit dhe respektimit të të drejtave për të gjithë. Njëkohësisht numri më i madh i pjesëtarëve të popujve pakicë me prejardhje nga Mali i Zi jetojnë në vendet anëtare të aleancës së atlantikut verior, ose shteti amë i tyre është brenda aleancës. Në botën e sotme e cila përballet me sfida të shumta dhe kërcënime për sigurinë e saj, të jesh pjesë e aleancës më të gjerë dhe më të fuqishme që ka pasur bota ndonjëherë është sfiduese edhe për ato vende të mëdha dhe me ekonomi të fuqishme siç janë në pjesën më të madhe vendet anëtare të NATO-s. Paralajmërimet se Mali i Zi deri në gjysmën e vitit të ardhshëm do të bëhet anëtarë i plotë-fuqishëm i NATO-s është rezultat i rrugëtimit të suksesshëm drejtë qëllimit strategjik duke krijuar perspektivë për të ardhmen më të sigurt dhe më të mirë për brezat e rinj.
Dëshiroj të jetoj në një shoqëri më stabile dhe ekonomikisht më të fuqishme, në një botë më të sigurt.
Kristjan Gj. Dukaj
(Autori është student në UDG, drejtimi marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci, viti III-të)
Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!