Në Mal të Zi pritet zyrtarizimi i gjuhës së pakicave atje ku janë 5%

Propozimi për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtat dhe liritë e pakicave parashikon zyrtarizimin e gjuhës së pakicave në zonat ku ato përbëjnë pesë përqind të popullsisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Me këtë rast në Podgoricë janë mbajtur konsultimet përfundimtare publike për tekstin e ndryshimeve dhe plotësimeve të propozuara, të organizuar nga Ministria për të drejtat e njeriut dhe të pakicave.

Gjithashtu, ligji i ri prashikon formimin e një këshilli i cili do të përfaqësonte institucionin kryesor të të gjitha pakicave kombëtare, e cila do të formohej nga Qeveria e Malit të Zi.

Leon Gjokaj, drejtori i përgjithshëm për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të minoriteteve dhe komuniteteve të tjera pakicë në Ministrinë për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve të Malit të Zi, tha se ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për të drejtat e minoriteteve janë në pajtim të plotë me mendimin e Komisionit Evropian dhe të Venecias.

Propozimi për ndryshimin e Ligjit për Liritë dhe të Drejtat e Pakicave, vendoset ligjërisht Qendra për mbrojtjen dhe zhvillimin e kulturës së pakicave dhe njëkohësisht vendoset reforma në fondin për mbrojtje dhe realizimin e të drejtave të pakicave.“Risi është futja e mekanizmit të dyfishtë sa i përket vlerësimit të projekteve. Në Parlamentin e Malit të Zi, Fondi për minoritetet do të jetë organi i shkallës së dytë që do të marrë vendime”, tha Gjokaj.

Deputeti Nik Gjeljoshaj, konstatoi se këshillat kombëtar janë të lidhura ngushtë dhe kontrollohen nga partitë politike në Mal të Zi.“Pse ky ligj paraqet problemin më të madh kur është fjala për pakicat në Mal të Zi? Çka u bë me ligjin për simbolet kombëtare”, pyeti gjatë diskutimit deputeti i Alternativës Shqiptare.

Ministria e të drejtave të njeriut dhe të pakicave kombëtare deri më tani dy herë e ka propozuar Ligjin për të Drejtat dhe Liritë e Pakicave, por deputetët e Parlamentit të Malit të Zi nuk arritën të miratojnë këtë ligj.Për miratimin e këtij ligji nevojitet shumica e dy të tretave të Kuvendit të Malit të Zi. Nëse kjo nuk arrihet, në seancën e radhës nevojitet shumica e thjeshtë.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!