Gjeloshaj: Nuk është rastësi që në ditën e zgjedhjes së Abazoviq ri-aktivizojnë temën e fjalorit

Zëvendëskryetari i Altërnativës Shqiptare Nik Gjeloshaj i është përgjigjur deklaratës së djeshme të kryetarës së forumit të gruas të LQ URA, Rajka Glushica e cila në kongesin e kësaj partie kishte thënë që “në këtë shtet është e mundur që në mes të Parlamentit të digjet fjalori i gjuhës kombëtare, e pastaj si shpërblim për punën e bërë ti jepen funksione të larta shtetërore”.

Mendoja se të vetëdjegurit në njoftim, për një periudhë kohore do të qëndrojnë në vrimën e miut. Më vjenë mirë që pas tërhejes së fjalorit të turpshëm, nuk janë vetëdjegur në qëndër siç kishin njoftuar.

Pasi që fjalori i tyre i tyrpshëm përjetoi kolaps, ende janë duke u përpjekur të inponojnë të pavërteta se unë kam djegur aktin e tyre të tyrpshëm.E përsëris, kam recikluar faqet e fjalorit në të cilat kanë fyer mua, popullin tim, pjestarët e fesë islame dhe liderin e tyre të ri, tha Gjeloshaj.

“Pjesën tjetër të fjalorit” ende e ruaj, pa faqet të cilat i kam recikluar, në mënyrë që ti demantoi ata të cilët gjënjejnë dhe inponojnë.

Pasi që zyrtarja e URA , ka thënë se unë jam shpërblyer, sepse kam djegur fjalorin, unë dua ta njoftoi, që mua më ka shpërblyer populli im, ndër të tjera, për arsye që kam mbrojtur nderin dhe reputacionin nga antishqiptarët dhe sulmit të pahijshëm përmes fjalorit, dhe do të marrë funksionin që më dha populli im në zgjedhje, të cilët do vazhdojë ti mbrojë nga të ngjashmit si ekipi i autorëve të fjalorit të tyrpshëm.

Gjeloshaj tha se, Glushica është mësuar të shpërblehet për çfar do lloje vepre, dhe mendon që edhe të tjerët funksionojnë si mbas kodi moral të saj, që bëjnë çdo gjë dhe gjithçka për hir të një dhurate të pritshme.

Me të vërtetë ishte e trishtuashme dhe për të ardhur keq, të shohësh ekipin që hartoi fjalorin, dhe të cilët fjalorin e mrojtën publikisht (Tatjana Beçanoviq, Bozena Jelushiq, Sherbo Rastoder, Balsha Brkoviq, Rajka Glushica ndoshta ka edhe të tjerë në URA) si me një dorë votojnë për Dritan Abazoviq e në dorën tjetër mbajnë fjalorin e tyrpshëm, në të cilin Dritanin e poshtëruan dhe fyen, dhe madje kishin ”guximin” që para zgjedhjes së Abazoviq të hyjnë sërish në këtë temë dhe të mbrojnë keqbërjen e quajtur fjalor. Sinqerisht, më vjen keq, por mendoj se nuk ishte rastësi që në ditën e zgjedhjes së Abazoviq për kryetar, ri-aktivizojnë këtë histori, dhe e gjitha në dëm të Dritanit, “tha Gjeloshaj.

Shperndaje