Gjurmë të pashlyerë e bashkëvendësve trieshjanë

Kristjan Dukaj

Gazetaria është sa e nevojshme për shoqerinë e sotme, po aq e bukur si profesion. Ajo, takon njerëz të profileve, moshave dhe përkatësive të ndryshme por gjithnjē në mision dhe qëllim të njëjtë, informimin e opinionit sa më të gjerë. Sidomos në kohën e sotme të zhvillimit gjithmjë e më të shpejtë të ngjarjeve dhe proceseve të shumta me përmasat më të gjera të shoqërisë nëpërgjithësi.

Andaj ështē e bukur kur ky profesion takon njerez të tillë të cilët gazetarinë e kanë profesion e disa tē tjerë ndoshta, e kanë pasion. Por qëllimi gjitheherë mbetet i njëjtë. Aq më mirë kur ky profesion takon bashkëvendësit, qoftë në punë të përditshme apo në evente gazetarësh në përurimin e veprave gazetareske apo shenimin e ndonjë përvjetori siç ishte 15 vjetori i te perjavshmes “Koha javore”, ne Ulqin. Prandaj, fotografia e bashkëvendësve gazetar është dëshmi e traditës së frytshme të gazetarisë nga e njëjta trevë. Për fat, të njëjtën traditë janë duke vazhduar edhe breza të rinj dhe sot kemi, pothuajse, që edhe familjarisht i janë përkushtuar kësaj veprimtarie.

Madje nga e njëjta trevë, kanë arritur të bëhen emra të njohur të gazetarisë edhe në media botërore, siç është Gjekë Gjonlekaj i cili vite me radhë ka punuar si gazetar i ” Zerit te Amerikës”, por edhe të tjerë. Prandaj, unë i përgëzoj gazetarët në këtë fotografi, nga i njëjti vend, Trieshi i Malësisë së Madhe, dhe uroj të vazhdohet kjo traditë e bukur edhe në të ardhmen. Koha është ajo që do ta vlerësojë më së miri punën dhe kontributin e secilit në faza dhe kohëra të ndryshme të zhvillimit dhe afirmimit tonë të përgjithshëm.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!